Përpara përdorimit të parë të video-telefonisë, duhet verifikuar se çfarë marrdhënie ka i burgosuri me ju.

  1. Ju duhet të miratoni me shkrim Kushtet e Përdorimit (Shtojca 2) dhe të firmosni për këtë gjë Deklaratën e Miratimit (Shtojca 3). Dokumentacionet për këtë gjë mund t’i shkarkoni nga faqja jonë e internetit. Ju lutëm dërgoni Deklaratën e Miratimit (Shtojca 3) të firmosur si dhe një fotokopje të dokumentit tuaj identifikues, të burgosurit.
  2. I burgosuri dorëzon më pas këto dokumenta bashkë me kërkesën e tij për aprovimin e përdorimit të video-telefonisë tek punonjësitë e departamentit.
  3. Kërkesa do të kontrollohet, duke marrë parasysh çështjet e sigurisë dhe rregulloret e institucionit, si dhe nevojën për mbështetje dinjitoze nga kontaktet e kërkuara. Vendimi për aprovim merret në konferencën ekzekutive/takimit të hershëm. I burgosuri informohet më pas për rezultatin.
  4. Pasi të jetë dhënë aprovimi, video-telefonia mund të përdoret vetëm një herë në muaj. Mund të telefononi numrin
    +49 521 4896-230
    për të caktuar orarin e video-telefonisë.
  5. Në orarin e caktuar do të krijoni një lidhje me Skype nga llogaria juaj përdoruese që keni dhënë me llogarinë tonë të përdorimit „Bi-Bra2020“. Me kërkesë të punonjësit të stafit, të mbani përpara kamerës ueb dokumentin tuaj të identifikimit në mënyrë që të verifikohet identiteti juaj. Pasi është verifikuar identiteti, do të krijohet lidhja me të burgosurin dhe video-telefonija mund të kryhet.